Rreth Nesh
Flower Shop Tirana eshte dyqani i pare i luleve natyrale ne Tirane i hapur qysh ne nentor 1993 me administrator Z. Luan Ahmetaj, florist. Ka nje staf me kualifikim dhe experience te gjate profesionale afro 28 vjecare ne biznesin dhe artin e bukur te luleve.
Ekspertet tane jane te trainuar ne disa shtete te ndryshme te Europes dhe SH.B.A. ne kompani dhe shkolla te njohura per artin dhe biznesin e luleve. Gjithashtu kemi marre pjese ne mjaft panaire dhe ekspozita lulesh brenda dhe jashte shtetit dhe kemi kontakte me mjaft kompani dhe rrjete nderkombetare lulesh.
Nisur nga sherbimi jone mjaft korrekt e professional klientet tane jane rritur nga dita ne dite dhe nga viti ne vit ne numer dhe hapsire. Ata u perkasin kategorive te ndryshme si studente, nxenes shkollash, politikane, artiste, diplomate, biznesmene, emigrante, qytetare dhe shtetare.
Motoja jone ka qene dhe mbetet:
Me lulet dhe duart tona te thurim ne token dhe banesen shqiptare qilimat me te bukur ne bote, Shqiperise t’i thurim kuroren e pavyshkshme te bukurise, njerezve t’u mbjellim ne shpirt pranveren e perhershme.
Pak histori:
Flower Shop Tirana eshte hapur ne nentor te vitit 1993 ne Tirane dhe eshte dyqani i pare i luleve natyrale ne Shqiperi. Zoti Luan Ahmetaj, i diplomuar ne Universitetin Bujqesor te Tiranes me 1988, pas nje periudhe emigrimi ne Greqi, me pasionin, eksperiencen dhe ato pak te ardhura qe fitoi nga puna e bere ne disa firma dhe kompani lulesh ne vendin fqinj vendosi qe te hap kete biznes ne kryeqytetin e vendit te tij, ne Tirane.
Edhe pse atehere mungonte tradita dhe kultura moderne e luleve ne Shqiperi, edhe pse niveli ekonomik i shqiptareve ishte mjaft i ulet, Flower Shop Tirana e zhvilloi me sukses biznesin e saj duke sjelle jo vetem sherbimet e munguara me lulet ndaj qytetareve shqiptare apo atyre te huaj qe punonin dhe jetonin ne vendin tone, por njeheresh kontriboi edhe ne emancipimin e jetes dhe shoqerise shqiptare, per zbutjen e konflikteve dhe forcimin e paqes, dashurise, miqesise, respektit dhe nderimit mes shqiptareve.
Jane plot 28 vjet sherbim ndaj bashkeqytetareve tane me lule nga ky dyqan per cdo rast; per dite gezimi apo hidherimi, per dite festash apo fatkeqesish, per te dashuruar apo te martuar, per te porsalindur apo porsandare nga jeta, per te rinj apo pensioniste, per diplomate apo politikane, per dasma apo spektakle kulturore, per apartamente banimi apo institucione te ndryshme.
Gjithmone jemi perpjekur t’u ofrojme klienteve tane nje sherbim korrekt e professional duke respektuar maksimalisht kerkesat dhe shijet e tyre per te bukuren me emrin lule. Dhe ne themel te suksesit dhe te zhvillimit te biznesit tone qendron kontributi dhe dashuria e ketyre njerezve per lulen e bukur natyrale qe percon ne nje menyre krejt te vecante dhe te pazevendesueshme mesazhet, ndjenjat, respektin, dashurine dhe nderimin njerezor.
Nuk ka me bukur se sa kur ato shprehen me ane te luleve.